×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / VV

    Haxhiu: Duam ta korrigjojmë vendimin e gabuar të Kuvendit

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 13:55

    Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ishte e gatshme për të gjetur një zgjidhje lidhur me situatën e krijuar, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tha se duhet parë se cila mund të jetë votuar, duke pasur parasysh që as me Rregullore dhe as me Kushtetutë s’është e paraparë një situatë të tillë.

    “E ndërpreu për faktin se në takimin konsultativ, nuk pati asnjë konsensus. Kishte qëndrime të kundërta me njëra-tjetrën. Në këtë drejtim më duhet të theksoj se letra që Presidentja Osmani e ka drejtuar te Avni Dehari kërkon që të gjejmë zgjidhje për tu mos u bllokuar konstituimi i Kuvendit dhe për ta gjetur këtë zgjidhje duhen konsultime. S’mund të vijmë te një zgjidhje pa pasur konsultime. Ne sot ishim të gatshëm të japim kontributin tonë për zgjidhjet e mundshme që mund t’i kemi para vetes”, tha ajo pas dështimit të seancës.

    “Ne si VV, duam ta korigjojmë vendimin e gabuar të Kuvendit të Kosovës. Kemi vullnet që ai vendim të korigjohet, por duhet të shohim cila është mënyra, duke pasur parasysh që as me rregullore e as me Kushtetutë, nuk është e paraparë një situatë e tillë”, tha tutje Haxhiu, duke iu referuar mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

    “Mund sërish të themelohet një Komision i ri dhe ta shqyrtojë raportin, ose Komisioni që e ka kry këtë punë ta bëjë punën e njëjti. Pra jemi në një situatë të tillë”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!