×
  • Lajme
  • Lajme / NZZ

    Dështimi në KiE, gazeta zvicerane: Perëndimi e ka humbur besimin te Kosova, besojnë që Kurti lëviz vetëm nën presion të madh

    Reporteri
    21 Maj 2024 | 12:55

    Gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” ka shkruar për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe shpresat e mëdha të kosovarëve që Kosova do të ishte anëtarja më e re në këtë organizatë.

    Megjithatë siç raporton NZZ, qytetarët e Kosovës më kot kanë shpresuar se së shpejti do të ndodhte një gjë e tillë, meqë aleatët perëndimor të Kosovës duan që fillimisht të shohin punën paraprake.

    Sipas NZZ, një qëndrim i tillë i aleatëve është “tregues i humbjes së besimit ndaj Kosovës”.

    “Në Prishtinë njerëzit më kot shpresonin se së shpejti do të anëtarësoheshin në Këshillin e Evropës. Aleatët perëndimorë duan të shohin fillimisht punën paraprake. Kjo është tregues i humbjes së besimit ndaj Kosovës”, shkruan Neue Zurcher Zeitung.

    NZZ në këtë artikull përmend kushtin fillestar të aleatëve që Kosova të zbatonte vendimin për tokat e Manastirit të Deçanit dhe pastaj kushtëzimin e bërë nga Gjermania, Franca e Italia që Kosova të bëjë hapa të prekshëm drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    E gjithë kjo, sipas NZZ, është një tregues se Perëndimi e ka humbur besimin tek Kosova dhe se ministritë e jashtme të këtyre vendeve janë të bindura se kryeministri Albin Kurti lëviz vetëm nën presion të madh.

    “Episodi është tregues i humbjes së besimit të Perëndimit në Prishtinë. Ministritë e Jashtme janë të bindura se Albin Kurti lëviz vetëm nën presion të madh. Asociacioni i komunave në fakt nuk ka lidhje me Këshillin e Evropës, por është objekt i negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Perëndimi definitivisht dëshiron të bëjë përparim atje”, shkruan gazeta zvicerane. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!