×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Dështon edhe tentativa e 36 për konstituimin e Kuvendit, kësaj radhe seanca zgjati tre minuta

    Reporteri
    23 Qershor 2025 | 11:25

    Ka dështuar sërish senaca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës për herë të 36. Edhe kësaj radhe Komisioni për Votimin e fshehtë nuk kaloi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Derisa në sallë ishin të pranishëm 99 deputetë, vetëm 53 prej tyre votuan për.

    Kundër vetëm një, dhe abstenim s’kishte.

    Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë.

    Seanca e radhës do të jetë pas 48 orësh, të mërkurën në ora 11:00.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!