Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Sipas këtyre rezultateve, Albin Gashi, djali i avokatit të njohur kosovar, Tomë Gashi, nuk ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Gashi, në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur të sigurojë vetëm 3 mijë e 419 vota, të cilat i pamundësojnë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Kujtojmë se djali i Tomë Gashit i ishte bashkuar Vetëvendosjes pak javë para zgjedhjeve të 6 tetorit. Atë kohë, kreu i VV-së, Albin Kurti njoftoi për kandidatin e ri për deputet të kësaj partie duke thënë “u dyfishova si Albin”.
Edhe babai i tij, avokati Tomë Gashi mbështet zëshëm Vetëvendosjen, përderisa edhe ai e ka lënë të hapur mundësinë e aderimit në këtë parti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.