×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon mbledhja e Kryesisë, Glauk Konjufca ka një kërkesë për Grupet Parlamentare

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 16:42

    Kryekuvendari Glauk Konjufca njoftoi se mbledhja e Kryesisë nuk ka arritur të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.


    “Mbledhja e kryesisë nuk pati kuorum që të mbahet dhe duhet ta rrisim përgjegjësinë edhe më lartë sepse pa qenë Grupet Parlamentare me të vëmendshme nuk kund të ketë funksionalizim meqenëse mbledhja e Kryesisë është drita e gjelbër, kështu që shpresojmë që herave tjera do të kemi një përgjegjësi më të madhe meqenëse duke filluar prej momentit që dalim para qytetarëve edhe kur e bëjmë betimin këto janë dy akte të rëndësishme”, ka deklaruar Konjufca.

    Ai tha se në fund të javës mund të thirret mbledhja tjetër.

    “Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci ndodhet në Bruksel, pastaj për njërin prej nënkryetarëve të Listës Serbe për disa arsye nuk mund të merr pjesë në seancë, nuk e dimë tash për tash por së shpejti”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!