×
  • Lajme
  • Lajme / Ndërprehet seanca

    Dështon për të 26’ën herë konstituimi i Kuvendit, seanca e ardhshme nesër

    Reporteri
    04 Qershor 2025 | 11:26

    Një tjetër përpjekje, e 26’ta me radhë, për konstituimin e Kuvendit ka dështuar sërish. As sot, Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat. Seanca e ardhshme do të mbahet nesër, meqë të premten është festa e Kurban Bajramit, shkruan Reporteri.net. 

    VV ka vazhduar me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por që nuk ka marrë mbështetje.

    Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë. Kur është hedhur në votim përbërja e komisionit, ata s’kanë marrë pjesë fare në proces.

    Në dështim të votimit të Komisionit, Kryesuesi Avni Dehari ka ndërprerë seancën.

    “53 deputetë për, kundër një, abstenime s’ka. Ndërpritet seanca. Takohemi më 5 qershor, në orën 11:00”, tha Dehari.

    E propozuara e VV’së për këtë pozitë vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!