Shkrimtari, magnati medial dhe ish-Shefi i Partisë ORA, Veton Surroi mund të bëhet Shef i diplomacisë kosovare. Ky ishte lajmi që qarkullonte pas zgjedhjeve në Kosovë. Por sot, ishte një ditë e tmerrshme për Surroin. Ai nuk është në planet e Albin Kurtit për ta përfshirë në Qeveri, shkruan Reporteri.
Vendin e tij e ka zënë një tjetër diplomat shqiptar, Blerim Reka që ka qenë ambasador i Maqedonisë për disa vjet dhe kandidat për president.
Ish-gazetari Surroi ishte përmendur edhe për shef të diplomacisë shqiptare pasi Edi Rama kishte vendosur të emëronte dikë nga Kosova si kryediplomat. Kur kishte ndodhur bllokada më 2011, themeluesi i “Kohës Ditore” ishte përmendur edhe për Shef të Shtetit por këtë pozitë ishte rezervuar për Atifete Jahjagën.
Zyrtarët e Partisë së shuar të Surroit janë shpërndarë në LDK e Vetëvendosje duke marrë pozita udhëheqëse në këto parti.
Një muaj para zgjedhjeve, Surroi kishte thënë se ardhja e Albin Kurtit si Kryeministër duket reale dhe kishte lavdëruar Vetëvendosjen për ofertën që ia kishin bërë LDK’së për koalicion parazgjedhor./Reporteri