×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon sërish heqja e homologimit të veturave

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 11:34

    Me 28 vota për, 13 kundër nuk ka arritur që të kalojë në Kuvendin e Kosovës as Projektligji për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L132 për Automjete, duke iu shtuar kështu listës së gjatë të dështimeve për të kaluar projektligje në seancat e fundit.


    Vendimmarrja është shtyrë për seancën e radhës.

    Kurse me 53 vota për, 24 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi miratoi Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019.

    Kuvendi miratoi edhe Raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019. Për këtë pikë votuan 49 për, 22 kundër dhe 2 abstenime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!