×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon votimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, s’ka kuorum

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 11:02

    Kuvendi i Republikës së Kosovës sërish në rend të ditës ka pasur votimin në parim të projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së.


    Me 36 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka dështuar të votohet në parim ky projektligj, shkruan Reporteri.net.

    LDK dhe VV nuk morën pjesë në votim, kurse PDK-ja e përkrahu projektligjin.

    Projektligji për vlerat e Luftës, i iniciuar nga deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, është kritikuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Ambasadorët e shteteve mike të Kosovës, kanë bërë thirrje që ky ligj të mos votohet, meqë sipas tyre ky ligj “është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për UÇK-në”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!