Ka dështuar zgjedhja e një kandidati për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
As në rundin e dytë të votimit, asnjëri nga dy kandidatët, Nuhi Ahmeti dhe Imrije Zeqiri, nuk arritën të marrin shumicën e votave të deputetëve për t’u zgjedhur anëtar i Bordit të BQK-së.
Edhe pse në votim kanë marrë pjesë 96 deputetë, 53 fletvotime kanë qenë të pavlefshme. Për Nuhin Ahmetin kanë votuar 27 deputetë, ndërsa për Imrije Zeqirin 16 deputetë.
Pas dështimit, do të hapet konkursi i ri.
BQK-ja është pa bord funksional që nga qershori i vitit 2020 dhe se nëse nuk zgjidhet Bordi deri në fund të këtij viti, ishte paralajmëruar bllokimi i sistemit financiar në vend.
Në mungesë të Bordit, BQK-ja gjithashtu është duke funksionuar pa buxhet të miratuar, pasi ky proces është kompetencë e bordit. Ajo është duke shfrytëzuar një të dymbëdhjetën e buxhetit të vitit paraprak, që vlen vetëm për qëllime të financimit të shpenzimeve operacionale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.