×
  • Lajme
  • Lajme / Rruga Prizren-Reqan

    Detaje nga aksidenti i mbrëmshëm me fatalitet, shoferi goditi anësoret e rrugës dhe ra me veturë në lumë

    Reporteri
    07 Mars 2024 | 9:39

    Mbrëmë gazeta online Reporteri.net raportoi se pas një vetaksidenti në rrugën Prizren-Reçan vdiq një person.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për gazetën online Reporteri.net se shoferi i një veture ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka rënë nga 10 metra lartësi. Viktima është ngasësi i veturës, një 70-vjeçar nga Prizreni, ndërsa pasagjerja 67-vjeçare ka pësuar lëndime, për çka ka pranuar trajtim mjekësor e më pas është liruar.

    “Deri tek aksidenti ka ardhur kur ngasësi (F.M. i lindur me 1954) nga fshati Llokvicë, Prizren, derisa ishte drejtuar automjetin humb kontrollin e automjetit dhe kalon në anën e majtë të rrugës ,e godet anësoren dhe bie poshtë në lugun e lumit, automjeti bie nga lartësi përafërsisht 10 metra. Si pasojë e aksidentit ngasësi mbetet i vdekur në vend, ndërsa pasagjerja (E.M. e lindur më 1957) pëson lëndime trupore, ajo është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pas tretmanit mjekësor është liruar”, ka thënëBytyqi.

    Sot Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njoftoi se i ndjeri kishte rënë në lumë.

    “Vozitësi mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin ndaj automjetit dhe godet anësoret e rrugës dhe më pas bie nga një lartësi në lumë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i urgjencës ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e vozitësit. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një femër kosovare e cila pas marrjes se tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi policia.

    Vdes shoferi pasi bie nga 10 metra lartësi, pasagjerja pëson lëndime

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!