×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga aksidenti në Rahovec: 4 persona të lënduar rëndë

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 20:34

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në qytetin e Rahovecit.


    Nga fotot e publikuara shihet se veturat janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë.

    Policia e Gjakovës ka konfirmuar aksidentin për Reporteri.net duke thënë se janë lënduar 6 persona, prej tyre 4 më rëndë.

    “Po ka ndodhur një aksident në tranzitin Rahovec-Malishevë ku janë përfshirë dy automjete. 6 persona janë të lënduar, 4 prej tyre rëndë, ndërsa një grua me një foshnje 1-vjeçare me lëndime më të lehta”, ka thënë Nysret Gjurkaj zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës për Reporteri.net.

    Në vendin e ngjarjes janë dalë policia dhe zjarrëfikësit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!