Janë konfirmuar edhe dy raste me koronavirus në Kosovë, duke cuar në 19 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Instituti i Shëndetësisë Publike e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se bëhet fjalë për dy persona nga Gjakova, shkruan Reporteri.net.
Mësohet se dy të prekurit e fundit janë burrë e grua nga Gjakova, dhe kishin ardhur ditët e fundit nga Dussedorfi i Gjermanisë.
“Nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç”, thonë Instituti.
Ndërkohë, ky Institut ka bërë të ditur se është në përcjellje të të karantizuarve dhe të vetizoluarve, të cilët e kanë obligim qëndrimin strikt brenda.
Ndryshe, persona me coronavirus tani kemi nga shumë qytete të Kosovës, si Podujeva, Prizreni, Obiliqi, Vitia, Malisheva, dhe së fundi edhe Gjakova./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.