×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga vetaksidenti tragjik në Prizren, e vdekura është një 19 vjeçare

    Reporteri
    18 Maj 2025 | 9:26

    Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit.

    Policia ka konfirmuar se si pasojë një 19 vjeçare ka ndërruar jetë, kurse dy persona të tjerë janë lënduar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Zdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se nga të lënduarit, njëri prej tyre ka lëndime të rënda.

    “Sot më datë 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marrë informatë për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren. Si pasoj e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga ata femër 19 vjeçare si pasoj e lëndimeve ka vdekur, ndërsa dy tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda (25 vjeçar), e tjetri( 27 vjeçar) lëndime të lehta trupore”, ka thënë Bytyqi për Reporteri.

    Ai ka shtuar se në vendngjarje kanë dal patrullat e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe Prokurori kujdestar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!