Ka shkuar në 30 numri i rasteve me coronavirus në Kosovë.
Dy rastet e fundit sapo u raportuan dhe të dy personat vijnë nga Gjilani.
Sipas komunikatës së Institutit për Mbrojtjen e Shëndetit Publik, sot me 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 104 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe gjashtë prej tyre janë pozitive (katër raste ne testimin e parë dhe dy raste në testimin e dytë).
Siç njofton IKSHPK, dy rastet pozitive janë raste me vendbanim nga Gjilani, njeri i gjinisë mashkullore me moshë 20 vjeç dhe tjetra e gjinisë femërore e moshës 36 vjeç.
Ata nuk kanë dhënë informata nëse ata kanë ardhë nga ndonjë shtet tjetër këto ditë, apo kanë lidhje me ndonjë të prekur tjetër.
Njëri nga të infektuarit ka ardhur nga Gjermania dhe jeton në Ferizaj, ndërkohë 3 rastet e tjera janë raste kontakti , 2 nga Prishtina dhe një nga Gjakova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.