Pas raportimit të Gazetës Online Reporteri.net se është gjetur trupi i edhe një sulmuesi në veri, e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Kosovës. Ajo tha se të hënën e ka gjetur trupin e pajetë të edhe një sulmuesi të dyshuar në veri të vendit, duke e çuar në katër numrin e sulmuesve të vrarë.

Trupi i pajetë është gjetur rreth 1.5 kilometra larg “vendit të incidentit”, një ditë pasi një grup prej dhjetëra personave të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës.

“Jemi duke bërë përpjekje ta identifikojmë atë për momentin, pasi nuk kishte dokumente identifikimi me vete”, tha prokurori Naim Abazi për REL.

Reklamë

Abazi tha se, po ashtu, është në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një automjet tjetër me armatim.

Gjendet edhe një trup i pajetë i një terroristi të vrarë te Manastiri në Banjskë

Gazeta Online Reporteri.net po ashtu ka mësuar se Policia e Kosovës po vazhdon aksionin në kërkim të sulmuesve tjerë të vrarë, për shkak se ekzistojnë dyshimet se ka edhe trupa tjerë përreth.

Policia e Kosovës u sulmua nga persona të maskuar në orët e hershme të së dielës pasi shkoi për t’i larguar barrikadat e vendosura në Banjskë, të cilët u strehuan në manastirin e fshatit më vonë.

Reklamë

Si pasojë, zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

Të dielën, autoritetet kosovare thanë se tre sulmues u vranë gjatë sulmit, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, u arrestuan.