×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja: I dyshuari për vrasjen e nënës kishte biletë kthimi për Gjermani, gjykatës i tha “ndodhin këto gjëra”

    Reporteri
    15 Prill 2023 | 21:59

    Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit U.H., pasi i njëjti dyshohet se dje e ka vrarë nënën e tij.

    Në lidhje me këtë, Klankosova.tv ka publikuar  komplet dosjen e gjykatës, ku ndër të tjera eksperti i gjykatës, Dr. Nysret Pepaj, ka deklaruar se ka biseduar me të dyshuarin në lidhje me rastin.

    Sipas Pepajt, i dyshuari ka deklaruar se “ndodhin këto raste, kanë ndodh edhe më përpara dhe nuk kemi çka të bëjmë tash.

    Tutje, në dosjen e gjykatës bëhet e ditur se i dyshuari, pasi e ka vrarë nënën e tij, e ka sulmuar me thikë edhe babanë dhe hallën e tij.

    Më tej, gjykata e arsyeton masën e paraburgimit prej një muaji, duke shtuar faktin se i pandehuri posedon leje qëndrimi në Gjermani ku jeton e vepron, e për më tepër kishte nxjerr biletën për tu kthyer më datë 19 prill 2023.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!