×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja: Burri nga Prizreni vrau gruan me 15 plumba, pastaj thirri vet policinë

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 10:42

    Pak minuta pasi që dyshohet se B.V., 61 vjeç kreu krimin e rëndë-vrau gruan e tij 42-vjecare, ai e kishte telefonuar policinë. “E kam vrarë gruan”, u kishte thënë zyrtarëve të hetuesisë 61-vjeçari.


    Në vendin e ngjarjes sipas policisë në rrugën “Hysni Morina” të Prizrenit ai kishte gjuajtur 15 plumba. E ndjera ka vdekur në vendin ku ka ndodhur krimi. Çifti kishte më shumë se 2 javë që kishin ardhur në Kosovë. Ata nuk kanë fëmijë nga martesa e tyre. Por kjo ishte martesa e dytë e çiftit. Që të dy kishin fëmijë nga martesat e para. Sipas prokurorisë çifti nuk njihej si problematik.

    Gjatë muajit korrik B.V., 61 vjeç e gruaja e tij tani e ndjerë, A.V., 20 vjet më e re se dorasi, kishin ardhur për pushime në Kosovë. Por problemet e çiftit bënë që 61-vjecari ta mbysë gruan e tij. E menjëherë pas aktit të rëndë, ai e kishte lajmëruar policinë e Kosovës duke u thënë “E kam vrarë gruan”.

    Policia në vendin e ngjarës ka shkuar pak pas orës 23:00 të mbrëmjes. Aty është gjetur viktima A.V e cila është gruaja e të dyshuarit për vrasjen. Nga vendi i ngjarës janë konsiskuar 15 gëshoja të pëlumbave me të cilat dyshohet të jetë kryer ngjarja e rëndë.

    Për Gazetën, detaje rreth kësaj ngjarjeje të rëndë ka dhënë edhe prokurorja që po merret me rastin

    Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka dhënë për Gazetën Express detaje se si ka ndodhur rasti, duke treguar se i dyshuari ka telefonuar vetë policinë pasi dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij.

    “Vet i dyshuari e ka telefonuar policinë mbrëmë rreth orës 23:00, dhe ka raportuar se e ka vrarë bashkëshorten e tij. Megjithatë ende nuk e kam pranuar deklaratën e tij që e ka dhënë në polici dhe ende nuk dihet motivi i saktë i vrasjes”, ka thënë Gashi.

    Ajo tutje ka shtuar se është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ku janë gjetur më shumë se një gëzhojë.

    “Trupi i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është në ndalim për 48 orë dhe do të kërkohet masa e paraburgimit ndaj tij”, ka thënë prokuroria.

    Tutje, prokurorja ka bërë të ditur se ka verifikuar nëse nga viti 2005 e deri më tani ka ndonjë rast të paraqitur për dhunë në familje nga viktima, por e njëjta ka thënë se nuk ka gjetur një rast të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!