×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja për gruan që shkrepi armën ndaj hoxhës: Kaq para i kishte marrë

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 20:47

    Të martën shtiu me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së hoxhës Sead Bejta, nga Zhabari i Mitrovicës.


    Për këtë veprim, ndaj 28 vjeçares Suzana Tahiri nga fshati Pantinë i Vushtrrisë, u ngritë kallëzim penal.

    Klan Kosova ka siguruar një kopje të dokumentit, në të cilin prokuroria themelore e Mitrovicës tregon se si ndodhi rasti, njofton Klan Kosova.

    Në të thuhet se gjithçka kishte nisur kur e pandehura pas problemeve shëndetësore, kishte shkuar për ndihmë tek hoxha.

    E më pas, aty pas disa takimeve, ata kishin nisur një lidhje dashurie.

    Por, pas një kohe, prijësi fetar kishte dashur që ta ndërpres marrëdhënien e krijuar me të renë.

    Veçse, kjo e fundit, nuk e kishte pritur mirë.

    Madje, kishte filluar që të kërcënonte e shantazhonte burrin nga Zhabari. Nëpërmjet telefonit i kishte kërkuar atij edhe 10 mijë euro, para të cilat hoxha ia kishte dhënë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!