×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja për ngjarjen tragjike në Prishtinë: Burri dyshohet se vrau ish-gruan dhe më pas vetën

    Reporteri
    14 Mars 2021 | 10:40

    Dy persona dyshohet se janë gjetur të vdekur në lagjen “Kalabria” në Prishtinë. Gazetari i Gazetës Online “Reporteri.net” është në vendin e ngjarjes, ku dy personat janë gjetur të vdekur.


    Reporteri.net raportoi e para për këtë rast tragjik nga vendi i ngjarjes.

    Dyshimet e para janë për vrasje dhe më pas vetëvrasje. Sipas burimeve të Reporteri.net bëhet fjalë për dy viktima, një burrë dhe një grua.

    Burri dyshohet se ka qëlluar me armë, për vdekje, ish-gruan e tij, e më pas veten.

    Çifti ishin të shkurorëzuar, kohë më parë, megjithatë dyshohet se telashet mes tyre kishin vazhduar, e që çuan në ngjarjen tragjike të sotme.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Reporteri.net për vrasjen e dyfishtë në Prishtinë.

    Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës ka thënë se rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë.

    “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, thotë Ahmeti për Reporteri.net.

    Mjekësia Ligjore ka larguar trupat nga vendi i ngjarjes.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!