×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Detaje të reja nga rrahja mes familjarëve në Shtime, njëri nga të lënduarit u dërgua në QKUK

    Reporteri
    20 Maj 2024 | 9:07

    Gazeta Online Reporteri.net raportoi mbrëmë për  një përleshje të ndodhur mes disa familjarëve në qytetin e Shtimes, ku tre prej tyre kanë përfunduar në spital.

    Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje për rastin e dhunës në familje që ka ndodhur ditën e diel.

    Në raportin e policisë thuhet se tre persona tashmë kanë pranuar tretman mjekësor në Shtime, ndërsa njëri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

    “Shtime / 12.05.2024-19:30. Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovare kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF- Shtime, pasi që të njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

    Policia shton tutje se rasti duke u hetuar.

    Nga Policia e Ferizajt mbrëmë konfirmuan për Reporteri.net se tre persona kanë mbetur të lënduar nga kjo përleshje, të cilët janë dërguar për shërim në spitalin e Ferizajt.

    “Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në rrugen ’12 Qershori’ në Shtime. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, kanë thënë nga Policia e Ferizajt për Reporteri.net.

    Policia tutje thotë se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurorit i shtetit dhe rasti po hetohet.

    Reporteri.net siguroi foto ku shihen prani e shumtë e Policisë tek spitali i Ferizajt ku janë dërguar personat e lënduar.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!