×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja nga tragjedia në Gjakovë: Shtetasi i Shqipërisë i theri me thikë 3 anëtarë të familjes

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 9:44

    Një person ka vdekur e dy të tjerë janë plagosur nga një therje me thikë që ka ndodhur në fshatin Bardhaniq në Komunën e Gjakovës.


    Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Lumni Graishta.

    “Rreth orës 03:00 të datës 07.07.2020 Policia në Gjakovë është informuar për një rast vrasje në fshatin Bardhaniq. Të gjitha njësitet relevante si njësitet patrulluese, hetuesia, forenzika, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i janë përgjigj vendit të ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa dy personave tjerë iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore”, deklaroi Graishta për Reporteri.net.

    Ai tha se një person, dyshohet se ka kryer të tri therjet.

    Shtetasi i  Shqipërisë  në orët e mëngjesit dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e kushërirës së vet, e po ashtu e ka plagosur edhe kushërirën dhe djalin e saj.

    “Sipas informatave të para, i dyshuari V.I. mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë ka sulmuar me thikë mikun e tij (viktimën), gruan dhe djalin e tij, pas të cilit akt i dyshuari është arratisur”, ka thënë Graishta.

    Ndërkohë Reporteri.net mëson se i dyshuari është me probleme mendore.  /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!