×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja për aksidentin në Gllarevë, të lënduarit studentë dhe vijnë nga këto komuna

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 21:55

    Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Gllarevë. Aksidentin e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Policia rajonale e Pejës.


    “Aksidenti ka ndodhur në ora 19:05. Ngasësi i automjetit ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë. Katër femra dhe një mashkull kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës nën përcjelljen e policisë. Një nga femrat është në gjendje më të rëndë”, ka deklaruar Xhevat Ibraj zëdhënës i policisë rajonale të Pejës për Reporteri.net.

    Reporteri.net ka mësuar se të lënduarit janë studentë dhe vijnë nga komuna e Gjakovës, përjashtuar një prej tyre që vije nga qyteti i Gjilanit.

    “I lënduari mashkull është i vitit 1997, nga komuna e Gjakovës, femra që është lënduar më rëndë nga komuna e Prishtinës e vitit poashtu 1996, kurse tre femrat tjera të vitit 1995, njëra prej tyre është nga komuna e Gjilanit”, ka deklaruar burimi i Reporteri.net.

    Kujtojmë se sot ndodhën edhe dy aksidente trafiku në Prishtinë.

    Njëri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht në Babush, ku janë përfshirë dy vetura, një prej tyre taksi dhe tjetri te shkolla “Ali Sokoli” ku një motoçiklist mbeti i lënduar pasi u përplas nga një veturë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!