Një vajzë e moshës 4-vjeçare është gjetur pa shenja jete sonte rreth orës 20:00 në komunën e Dragashit.
Sipas Policisë, fëmija ishte duke luajtur në afërsi të lumit dhe si rrjedhojë e pakujdesisë ka rënë në lumë.
Express mëson se uji e kishte bartur trupin nga fshati Blaç deri në fshatin Zgatar.
Rreth 60 banorë të fshatit kishin filluar menjëherë kërkimet dhe kishin arritur ta gjenin trupin e viktimës 1 mijë e 675 metra larg nga vendi ku kishte rënë.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Reth orë 20:02 Policia ka pranuar informatë se në lumin e fshatit Blaç në komunën e Dragashit është gjetur një fëmijë i moshës 4-vjeçare pa shenja jete. Ka qenë duke luajtur afër lumit dhe si pasojë e pakujdesisë ka rënë në lumë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.