×
  • Lajme
  • Lajme / Artikull i sponsorizuar

    Devolli Corporation, marrëveshje bashkëpunimi me Odat Ekonomike të Arabisë Saudite

    Autor:Devolli Corporation
    30 Maj 2024 | 18:40

    Devolli Corporation ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Odave Ekonomike të Arabisë Saudite në kuadër të Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2024”.

    Kështu ka njoftuar Oda Ekonomike e Kosovës, e cila thotë se ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, shprehu kënaqësinë dhe mbështetjen e tij për këto marrëveshje, duke theksuar rëndësinë e tyre për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

    Rafuna deklaroi se këto marrëveshje do të krijojnë mundësi të reja për investime dhe partneritete biznesore, duke kontribuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe rritjen e eksportit nga Kosova.

    Siç njofton OEK, këto marrëveshje janë rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të Odës Ekonomike të Kosovës me kompanitë vendore, për të zgjeruar mundësitë ekonomike të Kosovës dhe për të krijuar ura të reja bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë.

    Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2024” vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për promovimin e biznesit dhe investimeve në Kosovë, duke ofruar mundësi të shumta për rrjetëzim dhe bashkëpunim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!