Një reagim skandaloz për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla e ka bërë në facebook Liridon Dervishaj, dhëndri i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ka shkuar aq larg, sa përveç se ka shfaqur ngazëllim për pamjet tronditëse që u panë sot në qendër të Prishtinës, sipas Dervishajt liri e shprehjes janë edhe grushtet, shkruan Reporteri.net.
“Liri e shprehjes eshte edhe kjo me [simbole me grushte]”, ka shkruar Dervishaj në facebook, duke e ilusturar pjesën tjetër me ‘emotikoni’ me grushte.
Para se të sulmohej fizikisht, Valon Syla kishte qenë cak i linçimeve në media sociale.
Për sulmin ndaj Valon Sylës, përveç gazetarëve kanë reaguar, e, e kanë dënuar edhe një pjesë e politikanëve. Por jo edhe kreu i AAK’së Ramush Haradinaj, shkruan Reporteri.net.
Si për ironi, Haradinaj, dhëndri i të cilit po legjitimon sulmin fizik ndaj Sylës, po sot njoftoi se ka pritur në zyrën e tij një grup mërgimtarësh. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.