Katër persona dje në Pejë kanë rrahur 6 persona tjerë, në mesin e tyre ishin edhe tri femra.
Policia në njoftimin 24 orësh ka japur detaje në lidhje me ngjarjen, duke thënë se të gjithë kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë arrestuar tre persona.
Njoftimi i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rr. Shaban Bajraktari, Pejë 03.01.2025 – 09:15. Raportohet se katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë sulmuar fizikisht gjashtë viktimat tri femra dhe tre meshkuj kosovarë.
Si pasojë e sulmit fizik lëndime të rënda trupore kanë pësuar të gjithë viktimat të cilët janë dërguar në tretman mjekësor.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt. Kurse njëri nga të dyshuarit gjendet në kërkim. Rasti nën hetime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.