×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dhjetëra raportime shkeljesh brenda muajit”: Sinjalizuesit po vazhdojnë të luftojnë korrupsionin, pa përkrahje

    Reporteri
    01 Korrik 2024 | 16:47

    Organizata jo qeveritare Sinjalizuesi me projektin saj për ofrimin e hapësirës së sigurt të sinjalizimit për individë të parregullsive, shkeljeve e keqpërdorimeve të ndryshme po vazhdon veprimtarinë përkundër mungesës së mbështetjes së duhur të institucionale.

    Ky projekt njofton se vetëm në muajin e fundit kanë shënuar rritje të raportimeve nga sinjalizues që i numërojnë me dhjetëra, por theksojnë se shpërfillja e me raste edhe ndëshkimit nuk i kanë dekurajuar që të vazhdojnë të kontribuojnë.

    Sinjalizuesit po vazhdojnë të luftojnë korrupsionin, pa përkrahje! Ekipi i projektit Sinjalizuesi është duke i ndihmuar sinjalizuesit në mënyrë që sinjalizimet e tyre të trajthen si duhet nga institucionet. Vetëm për një muaj, jemi kontaktuar nga më shumë se dhjetëra sinjalizues.”

    Në njoftimin e tyre më të fundit kanë shënuar hollësi e detaje për sinjalizimet rreth veprimtarisë së dyshuar për shkelje e keqpërdorime në nivele të ndryshme institucionale, kompanive private dhe atyre publike.

    Në rastet e renditura nga Sinjalizuesi shpalosen mes tjerash edhe keqpërdorime të fondeve të subvencioneve, buxheteve, shkeljeve ligjore e rregulloreve në ekzekutiv dhe agjenci publike, diskriminim e edhe përndjekje potenciale të vet sinjalizuesve madje.

    Kosova në raportet e fundit ndërkombëtare ka pësuar rënie në vlerësimet e demokratizimit të vendit. Shqetësuese janë parë dhe vlerësuar si nga përfaqësuesit e misionit të BE’së për drejtësi në Kosovë, EULEX, ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!