×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Dhjetëshin’ e Rexhep Selimit në listën e VV-së e trashëgon bashkëshortja e tij

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 19:16

    Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, do të kandidojë për deputete në listën e Vetëvendosjes. Historikisht, Rexhep Selimi ka mbajtur numrin dhjetë në këtë listë. Por, meqë Selimi gjendet në Hagë si i akuzuar, numrin dhjetë në këto zgjedhje do ta mbajë gruaja e tij.


    Po ashtu, numri 10 është simbolikë e Selimit, i cili ka qenë nofkë e ish-kryesuesit të UÇK’së, Rexhep Selimit – ‘Dhjetëshi’.

    Sekretari administrativ i Dhomave të Specializuara në Hagë, në seancën fillestare të mbajtur në Tribunalin e Hagës, pati treguar akuzat që i rëndojnë ish-kryetarit të Grupit Parlamentar të VV’së, Selimi.

    “Selimi akuzohet për këto vepra penale si krime lufte që janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme si dhe për këto vepra penale që janë krime kundër njerëzimit që janë: përndjekje, burgosje, akte tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave”, u shpreh sekretari administrativ i Speciales.

    Pesë numrat e parë në listën e Vetëvendosjes janë më ndryshe se zakonisht. Përveç Kurtit dhe Konjufcës, aty është Vjosa Osmani, ish-kandidate për kryeministre e LDK’së, që bart numrin dy të së ashtuquajturës “lista e referendumit”.

    Në mesin e personave të tjerë të përfshirë në listen e Vetëvendosjes, që po kandidojnë për herë të pare, është edhe Avni Dehari me numër 5, babai i aktivistit të ndjerë të kësaj partie, Astrit Dehari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!