Albin Kurti e Glauk Konjufca janë dy kandidatët më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje nga kosovarët që votuan në përfaqësitë diplomatike në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Përderisa në QNR po vazhdon numërimi dhe deri më tani janë numëruar 67.44% të votave, Albin Kurti ka marrë 4 mijë e 883 vota, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Glauk Konjufca ka marrë 4 mijë e 280 vota, pasuar nga Hekuran Murati me 2 mijë e 629.
Kosovarët që votuan në përfaqësitë diplomatike i kanë dhënë Albulena Haxhiut 2 mijë e 567, nga rezultatet e deritashme.
Haxhiu pasohet nga Xhelal Sveçla me 2 mijë e 548 vota.
Edhe Faton Peci ka marë 2 mijë e 530 vota dhe del më i votuar se sa Donika Gërvalla- Schëarz, e cila ka marrë 2 mijë e 484 vota.
Mimoza Kusari -Lila ka marrë 1 mijë 848 vota, Avni Dehari ka marrë 1 mijë e 639 vota dhe Arben Vitia 1 mijë e 355.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.