Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e dytë në lidhje me rastin e dhunimit të një të miture në Gjakovë, para një jave.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar se i dyshuari është i moshës madhore.
“Lidhur me rastin “dhunim” të raportuar me datë 23.04.2025 në Gjakovë, sot është arrestuar edhe i dyshuari i dytë, mashkull i moshës madhore. Me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka deklaruar Elezaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.