×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Dhunohet një grua në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

    Reporteri
    23 Mars 2025 | 8:29

    Një rast i dhunimit është raportuar në Policinë e Kosovës, të shtunën në orët e para të mëngjesit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Një grua dyshohet se është dhunuar në Prishtinë.

    Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi:

    “DHUNIM- Prishtinë /22.03.2025 – 02:00. Raportohet se viktimës femër i’u është ofruar tretman mjekësor lidhur me rastin. Është arrit të arrestohet i dyshuari mashkull. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!