Një grua është dhunuar në Prizren, raporton gazeta online Reporteri.net.
Sipas raportit të policisë, incidenti ka ndodhur më 13 tetor, dhe viktima është dërguar për ekzaminime gjinekologjike në QKUK.
Po ashtu, Policia ka njoftuar se ajo vazhdon të trajtohet në QKUK dhe se njësitet hetimore janë duke zhvilluar hetime në lidhje me rastin.
“Prizren / 13.10.2024. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminime gjinekologjike në QKUK dhe e njëjta vazhdon të trajtohet në QKUK, ndërsa njësitet policore në konsultim dhe koordinim me prokurorin janë duke zhvilluar procedurat e mëtejme hetimore lidhur me rastin”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.