Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një rast që po hetohet si “dhunim”.
Sipas policisë, në komunën e Vitisë, një shtetase e Serbisë ka njoftuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga një mashkull i dyshuar, kosovar.
I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viti, 06.08.2021-17:00. Viktima femër shtetase e Serbisë ka njoftuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.