×
  • Lajme
  • Lajme

    Dialogu Kosovë-Serbi i bllokuar: Nuk do të mbahet as Samiti i Parisit

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 15:10

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se me shumë gjasë samiti i Parisit ku pritej të takoheshin delegacionet në nivel të përfaqësimit të lartë, të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Gjermanisë dhe Francës, do të dështojë.


    “Unë mendoj se ka pak gjasa për të mos thënë fare, që takimi i Parisit të mbahet”, ka thënë Vuçiq, përcjell reporteri.net.

    Takimi në Paris është planifikuar për në 1 dhe 2 korrik, për të cilin u ra dakord, në samitin e Berlinit, i cili gjithashtu ishte organizuar nga dy liderët më të fuqishëm europian, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

    “Ky është mendimi im, do të shohim nëse kam të drejtë, me siguri që ne do të shkojmë nëse jemi të ftuar”, ka shtuar Vuçiq, duke deklaruar se ky ishte vlerësimi i tij.

    “Kam frikë se kam të, dhe unë shpresoj se jam gabim”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se nuk ka kuptim të mbahet ai samit, nëse nuk ka shanse për gjetje të ndonjë zgjidhje. Ai më tej ka paralajmëruar një nismë të re për muajin shtator.

    Dialogu Kosovë – Serbi është bllokuar, pas vendosjes së taksës nga ana e shtetit të Kosovës për mallrat serbe. Kjo takës i ka shërbyer dështimit të idesë së prezantuar nga presidenti Hashim Thaçi, për një marrëveshje me Serbinë, përmes korrigjimit të kufirit në mes të dy vendeve. Kjo ide parashihte që tri komunat serbe në veri të Kosovës t’i jepeshin Serbisë, në kompensim të përfshirjes në territor të Kosovës, një pjese të Luginës së Preshevës të banuar me shumicë shqiptare.

    Ideja e korrigjimit të kufirit, në Kosovë është kundërshtuar shumë ashpër nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili si aleatë në Perëndim, për ta penguar këtë nismë e ka gjetur Gjermaninë e Angela Merkel.

    Duke e parë se politika e Kosovës, është e ndarë thellë në këtë ide, e shto këtu edhe aleatët perëndimor, duket se për në këtë fazë, mundësia për gjetjen e një kompromisi për marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, është shumë larg e arritshme. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!