×
  • Lajme
  • Lajme

    Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, Sorensen sot ka takuar Petkoviqin

    Reporteri
    03 Qershor 2025 | 12:51

    Ka përfunduar takimi i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, në Bruksel.

    Pas takimit të tyre pritet të mbahet një takim tjetër mes ekipeve të ekspertëve të BE-së dhe atyre të Beogradit ku do të marrë pjesë edhe Petkoviq.

    Sorensen dje është takuar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili pas takimit tha se në plan ishte një takim trepalësh, por se ekipi i Serbisë është përballur me vonesa gjatë shkuarjes në Bruksel.
    Ky është rundi i parë i dialogut që po udhëheq Sorensen që nga marrja e mandatit në shkurt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!