Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mathew Palmer po qëndron edhe sot në Kosovë, me detyrë konkrete. Ai, pas takimeve që pati para disa ditëve në Serbi me krerët më të lartë të shtetit, sot do të ketë takime në Kosovë me krerët institucionalë e politikë.
Burime të sigurta të Reporteri.net bëjnë me dije se Palmer do t’i takojë bashkërisht të gjithë liderët. Takimi do të zhvillohet në Ambasadën Amerikane në Prishtinë në mesditë.
“Temë kryesore pritet të jetë dialogu dhe kërkesa që ai ta fillojë sa më shpejt. Sikur që e ka bërë me dije edhe më herët”, kanë thënë burime të Reporterit.
Qëndrimet e hekurta të Kosovës dhe Serbisë, kushtet e vendosura për dialog nga të dyja palët kanë bllokuar procesin. Madje është vënë në pikëpyetje edhe Samiti i Parisit i paraparë më 1 korrik 2019.
Palmer foli dje edhe në ceremoninë festive të 20 vjetorit të lirisë dhe edhe aty tha se liderët kosovarë duhet të punojnë shpejt për një marrëveshje me Serbinë.
Sipas tij, Amerika më nuk mund të vendosë për Kosovën, por janë vetë institucionet ato që duhet të tregojnë përkushtim për të ecur përpara. /Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.