Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shteti, Matthew Palmer do të vijë sërish në Kosovë.
Burime të reporteri.net kanë bërë të ditur se Palmer do të ketë takime me udhëheqësit institucional e opozitar në vend.
Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit në takimet liderët politik në Kosovë do bisedojë për dialogun me Serbinë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë kundërshtuar linjën politike të presidentit Hashim Thaçi, që si opsion të marrëveshjes me Serbinë parasheh edhe lëvizjen e kufijve.
Në anën tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj ka kundërshtuar ashpër këtë linjë, dhe është pozicionuar në linjën gjermane, e cila që në fillim të plasimit të idesë së korrigjimit të kufirit me Serbinë, ka dalë kundër saj.
Kjo, dhe taksa e vendosur ndaj produkteve serbe, e ka futur dialogun Kosovë-Serbi në një qorrsokak, dhe duke ulur shpresat se shpejtë do të arrihet një marrëveshje finale në mes të Beogradit dhe Prishtinës. /reporteri. net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.