×
  • Lajme
  • Lajme

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë diskutohet në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së

    Reporteri
    16 Maj 2022 | 18:17

    Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i ka mbledhur në Bruksel kryediplomatët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku Kosovën e ka përfaqësuar Donika Gërvalla-Schwarz.

    Vet Borrell tha se ministrat e punëve të jashtme të Ballkanit Perëndimor do të ulen në Këshillin e Punëve të Jashtme për të diskutuar për situatën në rajonin e tyre.

    “Kjo është mënyra të tregojmë se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor dhe procesi i integrimit. Sot ministrat e punëve të jashtme të gjashtë vendeve do të ulen me ne në Këshillin e Punëve të Jashtme për të diskutuar situatën në rajonin e tyre, që është goditur goxha shumë nga kriza, pra kriza ekonomike”, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme e Siguri, transmeton Klankosova.

    Në ndërkohë, ishte ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock , e cila foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Për mua personalisht është e rëndësishme që t’i përkrahim Kosovën dhe Serbinë në procesin e tyre të normalizimit të marrëdhënieve dhe rrugën që ata duhet të shkojnë, në mënyrë që perspektiva e tyre evropiane të mbahet drejt”.

    Ndërkohë, i pari i diplomacisë së Kroacisë, Gordan Grliq-Radman, e ai i Austrisë, Aleksander Schallenberg, kërkuan që Bashkimi Evropian t’ua liberalizojë vizat kosovarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!