Mbi 3 mijë aplikacione janë pranuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet e 17 tetor.
Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Sipas të dhënave nga shërbimi votues, deri më 9 gusht, janë pranuar 3,207 aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar 2,969 ndërsa 238 të tjera jo pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike. Edhe për këto raste, shërbimi votues i ka njoftuar për dokumentet që duhet t’i dërgojnë në mënyrë që t’iu aprovohet kërkesa për regjistrim si votues jashtë Kosovës”, ka thënë Elezi.
Ai shtoi se votuesit jashtë Kosovës mund të votojnë përmes postës nga 15 shtatori e deri më 15 tetor.
“Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 15 tetor 2021”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.