Kosova ka një diasporë shumë të madhe në shtetet e Europës Perëndimore dhe në SHBA, dhe ata vazhdojnë të jenë kontribues shumë të mdhenj për shtetin e tyre, Kosovën.
Llogaritet se në çdo vit ata sjellin në Kosovë rreth 2 miliardë euro, duke përfshirë këtu, paratë për familjet e tyre, investimet në pasuri dhe shpenzimet gjatë qëndrimit në vendlindjen e tyre, apo të prindërve të tyre, shkruan reporteri.net.
Këtë e ka thënë deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se pyetjes së si arrinë të mbijetojë Kosova, i përgjegjet ndihma që shtetit i vjen nga diaspora.
“Plot 5.5 milionë euro – NË DITË – është kontributi i diasporës për Kosovën (të dhënat e Bankës Qendrore). – 800 milionë euro para të gatshme për familjet e tyre. – 200 milionë euro investime në pasuri. – 1 miliardë euro shpenzime gjatë qëndrimit këtu. Nëse keni pyetur ndonjëherë se si mbijeton Kosova, këto 2 miliardë të tyre, çdo vit e secilin vit, bëjnë përgjigjen”, ka shkruar Abdixhiku. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.