Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti këtë javë do të jetë kryesisht me reshje shiu, shkruan Reporteri.net.
IHMK ka bërë të ditur se sot temperatura maksimale do të arrijë deri 19 gradë, kurse maksimalja më e ulët do të jetë ditën e premte vetëm 11 gradë.
Njoftimi i plotë:
E Hënë, 24. Mars 2025
Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.Vranesirat vende-vende mund te sjellin riga te dobeta shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 16°C deri në 19°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.
E Martë, 25. Mars 2025
Parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranesirat mund te sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të zbresin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 18°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.
E Mërkurë, 26. Mars 2025
Do të mbajë mot i vranët dhe me kushte per riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 °C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 16°C. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga jugperendimi.
E Enjte, 27. Mars 2025
Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vende-vende parashihen kushte për riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s.
E Premte, 28. Mars 2025
Moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6C, ndërsa maksimalet nga 7°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperendimit.