Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë me diell dhe vranësira.
Në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bëhet e ditur se fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të mbesin të qëndrueshme.
Po ashtu, temperaturat maksimanle të ditës pritet të arrijnë deri në 17 gradë celsius.
“Fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të mbesin të qëndrueshme. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do t’i takojnë stadit të lartë të Troposferës. Temperaturat do të jenë tipike pranverore, minimalet ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.