Me kalimin e frontit të ftohtë mbi vend të enjten vranësirat mbeten më të shumta, ku priten edhe rrebeshe shiu dhe bubullima, që lokalisht edhe mund të jenë më intenzive.
Më vonë pasdite dhe në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, e maksimalet pësojnë një rënie dhe shkojnë deri në 19C e 20C. Frynë erë jugperëndimore, e lehtë dhe mesatare 3-9m/s, njofton Prishtina Weather.
Të premtën dhe të shtunën me më shumë vransira, priten edhe reshje më të shpeshta shiu. Temperaturat vazhdojnë me rënie deri në 16C e 14C maksimalet. Në vise më të larta malore rikthehen reshjet e borës. Nga dita e diel shfaqen kushte për intervale më të gjata me diell, por se mundësitë për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu mbesin. Temperaturat në rritje, edhe deri në 23C ditën e hënë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.