Mot jostabil po parashihet edhe për ditën e martë, ku do të dominojnë vranësirat, me kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullimave orëve të pasdites.
Në zona më të larta malore, mund të ketë edhe rrebeshe dëbore. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 4-10m/s. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 6C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 11C e 12C.
Mundësi për të reshura lokale shiu na paraqiten edhe ditën e mërkurë dhe të enjte, kryesisht orëve të pasdites. Temperaturat maksimale deri në 11C e 13C. Më shumë intervale me diell priten ditën e premtë dhe të shtunë, derisa temperaturat shënojnë një rritje deri në 14C e 15C, njofton Prishtina Weather.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.