Temperaturat në rritje të lehtë ditën e mërkurë. Intervale me diell dhe kalime vranësirash.
Ditën e mërkurë pritet të ketë intervale më të gjata me diell, orëve të pasdites edhe kalime vranësirash, mirëpo pa mundësi për të reshura. Nëpër ultësira orëve të mëngjesit me kushte për mjegull ose mjegullinë. Temperaturat minimale zbresin në -3C e -4C, e ato maksimale gjatë ditës shënojnë rritje deri në 4C e 6C.
Ditën e enjtë temperaturat vazhdojnë me trend rritës deri në 8C e 10C, maksimalet, njofton Prishtina Weather.
Priten edhe të reshura lokale shiu gjatë ditës, orëve të hershme të mëngjesit, lokalisht edhe mundësi për shi të akullt. Të premtën dhe shtunën nuk mungojnë intervale me diell, megjithëse natën në mes së premtës dhe shtunës, mund të ketë reshje të dobëta bore, apo të përziera me shi. Temperaturat zbresin deri në 3C e 4C, gjatë fundjavës, derisa minimalet mbesin në vlera negative deri në -2C.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.