×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjen 3 vetura në Leposaviq dhe u vihet flaka dy karrigeve – pronari deklaron se punon në një institucion të Kosovës

    Reporteri
    16 Prill 2023 | 11:07

    Në Leshak të Leposaviqiti, një burrë ka deklaruar se i janë përfshirë nga zjarri tri vetura.

    Ndërsa, në Tvrdane të Leposaviqit, një burrë ka njoftuar policinë se persona të panjohur ia kanë vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e tij. I njëjti ka deklaruar se punon në një institucion të Kosovës dhe dyshon se incidenti lidhet me punën e tij.

    Policia ka njoftuar se është duke i trajtuar këto raste.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Fsh. Leshak, Leposaviq 15.04.2023 – 01:40. Policia është njoftuar nga një qytetar mashkull kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar rastin të cilin është duke e trajtuar.

    Tvrdane, Leposaviq 15.04.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e shtëpisë së tij. I dëmtuari ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!