Dy vetura me targa serbe janë djegur mbrëmë në Mitrovicë, të cilat kanë qenë të parkuara përballë pallatit të njohur si “Frukta”.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshsani.
Ai tha se fillimisht vetëm një veturë është kapluar nga zjarri, por që pastaj ka përfshirë edhe një tjetër.
Ai bëri të ditur se zjarri është lokalizuar, derisa theksoi se ende nuk ka persona të dyshuar lidhur me rastin.
“Sot me date 01.06.2024 rreth orës 02:25 në rrugën Kral Petri – Veri Mitrovice veturën e tipit Skoda Octavia ngjyre e kuqe me targa Serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyre e zeze me targa Serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëset që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti te iniciohet “zjarrëvënie”. Të dyshuar për momentin nuk ka”, ka thënë Elshani. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.