×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga Policia

    Digjen njehsorët e rrymës në një objekt në Fushë-Kosovë, ndalohet një person i dyshuar

    Reporteri
    31 Tetor 2024 | 13:08

    Në një objekt banesor në Fushë-Kosovë, është raportuar se janë djegur njehsorët e rrymës, raporton Gazeta online Reporteri.net.

    Kjo u konfirmua për Reporteri.net, nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se lidhur me rastin është ndalur një person për 48 orë.

    “Rreth orës 00:30 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, është raportuar një zjarr në njehsorët e rrymës elektrike të një objekti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ka identifikuar një person të dyshuar, dhe të njëjtin me rekomandimin e prokurorit të shtetit e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e Borovcit.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!