Është djegur baneri “Liria ka emër” për UÇK-në i vendosur në Graçanicë të Kosovës, qytezë e banuar nga pakica serbe.
Ky baner edhe në hyrje të kësaj komune ishte vendosur në shenjë përkrahje të krerëve të UÇK-së që janë dërguar në Gjykatën Speciale.
Lajmin për djegien e këtyre banereve e ka konfirmuar Arton Smaili, aktivist shqiptar në komunën e Graçanicës.
Ai ka thënë për Reporteri.net se djegia e banerëve ka ndodhur mbrëmë pasi që qytetarët shqiptarë që jetojnë në këtë komunë i reaguan kryetarit të Graçanicës, Srgjan Popoviç, i cili kërkonte me ngulm të largoheshin fotot e vendosura.
“Përgjegjësinë e mban 100% Srgjan Popovic, sepse që disa ditë bon thirrje me i larguar këto billborde”, ka thënë Smaili për Reporteri.net.
Kujtojmë se kryetari i Komunës së Graçanicës, Sërgjan Popoviq, ka thënë se billbordi me emblemën e UÇK-së, nuk ka për qëllim pajtimin, provokimin dhe ka paralajmëruar takime me përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë.
Ai kishte kërkuar që urgjentisht të hiqet ai baner. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.